Një 74-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se në ora 17:24, një qytetare ka njoftuar PK-në se një i afërm i saj nuk po largohet në telefon.

Ai ka thënë se pas informatës, Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë dhe kanë gjetur një person të shtrirë në dysheme, i moshës 74-vjeçare.

“Është ftuar njësia e emergjencës, të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka deklaruar Krasniqi.

Policia po e trajton rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Go to TOP