Kronika e zezë

Një 50 vjeçar ekzekutohet në 6 të mëngjesit nga një person, që sipas policisë, ende nuk është identifikuar

Shqipëri/ FIER – Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm ku një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier./T.ch/