Kosova

Një 26-vjeçar thërret me thikë në Prishtinë

Një 26-vjeçar dyshohet se është therur me thikë rreth dy orë më parë në Prishtinë.

Ai mori lëndime në shpatullën e majtë dhe është dërguar për në QKUK, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Gazetën Express. “Rreth orës 21:45 kemi pranuar informatën  se një person ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë -(dyshohet të  jetë  therur me thikë). Viktima mashkull 26 vjeç, ka marrë lëndime në shpatullën e majtë. I njëjti është dërguar ne QKUK  për trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve aktualisht është jashtë rrezikut për jetë. Njësite e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Borovci.