Kombëtare

Një 19 vjeçar kapet me dru të prera në parkun nacional në Strellc

Policia e Kosovës, dje gjatë detyrave policore dhe në zbatim të planit operativ “Parandalimi i prerjes ilegale te pyjeve”, rreth orës 17:00 në fshatin Strellc i Epërm në Deçan, ka hasur në një të dyshuar për prerjen e drunjve.

“F.H. i lindur me 2000 m/k/sh, me një traktor me rimorkio ka qenë duke e transportuar ilegalisht një sasi drunore të prerë ilegalisht në parkun nacional”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.

“Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet ligjore të koordinuar me zyrtar të DAPK-ut ne Deçan dhe prokurorin kompetent. Me vendim te prokurorit, masa drusore dhe mjeti me të cilin ka qenë duke u bërë transporti i kësaj mase janë sekuestruar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet më tej në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.