Kosova

Nitaj: Si PAN do t’i fitonim përsëri zgjedhjet por u prishën zotnitë ndër vete

Anëtari i AAK’së, Muharrem Nitaj, duket se nuk është duke e përjetuar edhe aq mirë humbjen që përjetuan në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan kosova.info.

Ai tha se po të qëndronin si PAN do t’i fitonin zgjedhjet përsëri por u prishën zotnitë ndër vete.

Postimi i tij i plotë:

Sikur partneret e PAN-it te ishin me parimor ne politike e ta vazhdonin rrugetimin bashke, me votot qe i kane marre ne keto zgjedhje prap do te ishin te paret!

Sikur Pacolli e Mimoza te ishin me LDK-ne, prap do te shenohej i njejti rezultat, ajo do te ishte e dyta dhe VV do te ishte e treta!

Keshtu qe ne keto zgjedhje nuk ka ndodhur kurrfare çudie, rezultati eshte i njejte, vec zotnite jane prishe nder veti!

Po duhet thene edhe dicka, ndarja e PSD-se, nuk ia ka lene shenje VV-se! Kjo eshte fitore per ta.

MN

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483