Kosova

Nitaj-Pacollit: Duhet të flisni edhe për aferën pronto të VV-së

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i është kundërpërgjigjur deputetes të VV-së, Fitore Pacolli, duke i thënë se pse nuk po e bënë publike aferën e fundit pronto të VV-së.

Kundërpërgjigjja e deputetit Nitaj, erdhi pas pas përplasjes mes deputetes së VV-së Fitore Pacollit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me raportin për të gjeturat në sundimin e ligjit.

Deputeti Nitaj i është drejtuar deputetes Pacolli, duke i thënë se ajo po bëhet selektuese dhe nuk po e përmend aferën e Vetëvendosjes, që ka ndodhur kohëve të fundit.

Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin, ku kryeministri është thirrur në interpelancë. /Kosova.info/