Kosova

Nitaj ironizon me Isa Mustafën: Pula e kojshisë e bën venë më të madhe

Nënkryetari i AAK-së dhe deputeti, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj deklaratës se kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili ka thënë se “Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin për dialogun me përmbajtje jokushtetuese të sponzorizuar nga PSD, kurse Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria”.

Nitaj ia ka kujtuar Mustafës një shkelje tjetër të Kushtetutës që e kishte bërë shefi i LDK-së kur kishte nënshkruar Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese.

Madje, Nitaj ka thënë se logjika e Isa Mustafës është sikur e fshatarëve që diskutojnë se pula e kujt po bën ve më të mëdha.

“Pula e kojshisë gjithmonë venë e bën më të madhe”, ka thënë Nitaj,  për Express.

“Isa Mustafa, që po shqetësohet kaq shumë per Kushtetutën, paska harruar që ai vetë e ka paseë shkeleë Kushtetuteën dhe ateë rëndë. Ju kujtohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që është konstatuar që shënon 23 shkelje të Kushtetutës, dhe asaj marrëveshje hala jemi tu ia pa sherrin”, ka thënë Nitaj.

Isa Mustafa kishte shkelur Kushtetutën edhe kur ishte bërë Kryetar i Kuvendit në mënyrë kundërkushtetuese. Atëkohë, ishte bashkë me AAK-në, NISMA-n dhe Vetëvendosje, e cila kishte abstenuar kur ishte votuar Lideri i LDK’së për Kryeparlamentar.

“Atij nuk i ka pase shku ndermend atehere qe shkelesit e Kushtetuetes nuk mund ta udheheqin shtetin, po ska problem se gjuha prej tulit eshte!”, ka shtuar ai.

Nitaj ka komentuar edhe akuzat e Mustafës për shkelje të Kushtetutës duke u aprovuar Ligji për Dialogun.

“E sa i perket Ligjit për Dialogun, Qeveria nuk ka bërë kurrfarë shkelje të Kushtetutes, sepse ky Ligj është votuar në Kuvend dhe meqë qenka rrëzuar nga Kushtetuesja, ne do ta respektojmë dhe ai tashmë nuk prodhon kurrfarë pasojash, po si t’ia bëjmë me marreveshjen antikushtetuese për Asociacionin se! Hala s’po mund të shqitemi prej sherrit e pasojave të saj dhe këtë sihariq e kemi nga Isa Mustafa!”, ka shtuar ai.

Isa Mustafa ka kërkuar sot shkarkimin e Qeverisë dhe Parlamentit pse kanë shkelur Kushtetutën duke krijuar Delegacion për Dialogun në mënyrë kushtetuese.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483