Kombëtare

Nisma: Në Prizren, kaos qeverisës

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren, të enjten, përmes një reagimi, ka shprehur shqetësimin e vet lidhur me atë që e ka quajtur kaos qeverisës në komunë.

Partia opozitare ka vlerësuar se kjo gjendje ka filluar të bëhet e padurueshme për qytetarët. Njëkohësisht, ka radhitur akuza për shkelje në dikasteret e ndryshme të qeverisë komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, ky reagim i partisë opozitare është vlerësuar si i paartikuluar nga kabineti i kryetarit të Komunës, meqë në të nuk janë përmendur raste konkrete apo argumente. Sipas Zyrës së Kryetarit të Komunës, ky reagim më shumë ka tendenca për njollosjen e qeverisë lokale.

Në komunikatën e Zyrës për Informim të degës së Nismës Socialdemokrate thuhet se mungesa e përgjegjësisë nga të emëruarit politikë si dhe nga zyrtarët e tjerë bën që qytetarët e Komunës së Prizrenit lidhur me kërkesat e tyre të sillen me ditë e javë të tëra nëpër zyrat e pushtetarëve pa marrë përgjigje nga ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483