Kosova

Nisma i shkon në takim Përfaqësuesit të Lartë

Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj do të marrë pjesë në takimin e sotëm me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë konfirmuar burime brenda partisë.

Takimi do të mbahet në ora 12:30 në Kuvend të Kosoëvs, derisa, Borell është e paraparë që të takohet me të gjitha subjektet politike në vend.

Pak më parë përmes një konference për media se nuk do të shkojnë në takim e ka bërë të ditur kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai tha se nuk do të marrin pjesë si gjest politik dhe mesazh se takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.