Kosova

Nisin pagesat për stafin e angazhuar në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar pagesat për anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe stafit teknik që kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri tashti në Ministrinë e Financave janë dërguar listat e personave të angazhuar në 22 komuna.

“Deri tashti janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat për personat e angazhuar në 22 komuna: Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin- Potok, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.