Kombëtare

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Duhël të Suharekës

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet në rastin e vdekjes së dyshimtë të foshnjës së porsalindur në Duhël të Suharekës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani, tha për Klankosova.tv se janë në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.

Mehmeti tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se jemi në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë. Për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”.