KULTURË

Niset kortezhi i Nexhmije Pagarushës

Kortezhi i këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarushës, është nisur nga Teatri Kombëtar i Kosovës për të kaluar nëpër e sheshet kryesore të Prishtinës.

Kortezhi do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti”.  Aty janë pjesëmarrës mijëra qytetarë gjithashtu edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Pranë arkivolit të 86 vjeçares po qëndrojnë performues nga ansambli “Shota”.

Ajo do të varroset sot në orën 14:30 në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë, sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.