Kosova

Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Kosovarët të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci janë nisur për t’u kthyer në Kosovë.

Mediumi kraot 24sata ka publikuar pamje nga nisja e tyre për në atdhe.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm i vendit, Xhelal Sveçla ka deklaruar se udhëtarët të cilët kanë shpëtuar nga ky aksidenti që ndodhi mëngjesin e së dielës do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën pas orës 22:00.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë më transport rrugor.