Kombëtare

Nisen avionët me skuadrat speciale nga Italia e Greqia, Rama: Kurajo e durim

Kryeministri Edi Rama bën thirrje për kurajo, durim dhe solidaritet dhe në një postim të minutave të fundit lajmëron se nga Italia, Greqia, Turqia dhe Franca po ndihmohet Shqipëria.

“”Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi? Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale? Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?

Kontaktet vazhdojnē intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore”, shkruan Rama.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.