Tjera

Nis seanca e re plenare, interpelanca e Hotit dhe dialogu në rend dite

Ka nisur seanca e re plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën dy pikat e fundit janë interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti dhe raportimi i tij dhe debat parlamentar lidhur me dialogun me Serbinë.

Seanca ka këtë rend dite:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,

4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,

5. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

6. Propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,

7. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti,

8. Raportim i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debat parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.