Kosova

Nis riparimi i lapidarëve të dëshmorëve në Astrazup, Dragobil dhe Balincë të Malishevës

: ”Institucionet e Komunës së Malishevës dhe Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Dega në Malishevë në prag të festave të nëntorit e kanë në prioritet riparimin e lapidarëve të dëshmorëve në territorin e Malishevës dhe obligim kombëtar e historik për këto shenja të kujtesës sonë kombëtare që me jetën dhe gjakun e tyre dhe të bashkëluftëtarëve Kosovës ia sollën lirinë”. përfundoi Morina.

Në këtë vazhdë të punës do të riparohen edhe lapidarë e memoriale tjera të luftës së UÇK-së në hapësirën territoriale të Komunës së Malishevës dhe institucionalisht do të përkujdesem për këto vlera kombëtare, që brezat e rinj të njihen e mësojnë për sakrificën e tyre që dhanë për çlirimin dhe pavarësinë e vendit.