Kosova

Nis protesta në Fushë-Kosovë me thirrjet “Polici e Prokurori raciste”

Ka filluar protesta e thirrur nga shoqëria civile për vrasjen e 12 vjeçarit nga Fushë-Kosova.

Protesta ka nisur në lagjen Meshari e nga këtu po kërkohet drejtësi për të miturin, raporton KTV.

“Polici raciste, Prokurori raciste”, “Kush me na mbrojtë” janë disa nga brohoritjet duke hedhur kështu faj edhe mbi institucionet e rendit dhe ligjit.

Protestës kundër racizmit në institucione i janë bashkangjitur edhe deputetët e partive opozitare Albulena Haxhiu dhe Frashër Krasniqi.

Ndërkaq, në mbështetje për kërkimin e drejtësisë për vrasjen e 12 vjeçarit ka dalë edhe zv. Ministri në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqi.

Ai ka thënë që “policia e ka neglizhuar raportimin e dhunimit të të miturit, çka pastaj ka çuar edhe në vdekjen e tij”.

Marshi do të përfundojë para stacionit policor në Fushë-Kosovë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483