Kosova

Nis procesi i digjitalizimit të shënimeve të dënimeve të vjetra

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të fillojë zyrtarisht sot procesin e digjitalizimit të shënimeve të dënimeve të vjetra në tërë Kosovën.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, zbatimi i projektit për themelimin e regjistrit kombëtar të centralizuar të shënimeve penale për Kosovë ka filluar në korrik 2017.

Projekti përkrah strukturën ligjore dhe administrative të sistemit, shkallërritjen e bazës së të dhënave aktuale dhe digjitalizimin e rreth 250,000 dënimeve nga viti 1999 e në vazhdim.

Projekti do të vazhdojë deri në qershor 2020 dhe ka një vlerë prej rreth 1.8 milion eurosh, me fonde shtesë të destinuara për blerjet e TI-së dhe pajisjeve të tjera.

Gjatë vitit të tij të parë të veprimit, projekti ka arritur të ndërtojë themelin e sistemit të ri dhe të përgatisë terrenin për procesin kompleks të digjitalizimit të të shënimeve të dënimeve të vjetra. Është hartuar dhe aprovuar një rregullore e re nga KGJK-ja dhe është zhvilluar një bazë e re e të dhënave. Së bashku me KGJK-në, projekti ka rekrutuar 50 nëpunës ligjorë që do të mbështesin personelin e gjykatave në regjistrimin e të dhënave të vjetra.

Një sistem funksional i centralizuar i të shënimeve penale do të sjellë përfitime të shumëfishta për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e sundimit të ligjit. Ai është një element thelbësor në një sistem të drejtësisë penale funksionale të çdo vendi.

Gjatë eventit, projekti do të paraqesë arritjet e deritanishme dhe do të përurojë zyrtarisht fillimin e procesit të digjitalizimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.