SPORT

Nis Kupa e Shqipërisë

Ditën e sotme do të startojë kompeticioni i dytë për nga rëndësia në vend, Kupa e Shqipërisë, teksa të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 16:00.

Në fushë do të zbresin edhe skuadrat e Kategorisë Superiore, ndërsa në letër kanë ndeshje të lehta dhe janë favorite për të kaluar më tej.

Kështu, Kukësi, i cili është edhe ekipi kampion në fuqi, do ta nisë mbrojtjen e fronit me ndeshjen ndaj Shkumbinit, të cilët u kualifikuan në turin paraeliminator pasi eliminuan Tomorin.

Sakaq, Tirana e cila ishte finaliste në edicionin e kaluar, sipas shortit i takon të luajë ndeshjen e parë në transfertë ndaj Shënkollit.

Kampionët e Shqipërisë, Partizani, e nisin turneun me ndeshjen ndaj Vorës.

Të kuqtë dhe trajneri Lerda kanë mundësi të kthehen te rezultatet pozitive pas disfatën në kampionat ndaj Laçit.

Ndeshjet e Grupit A

16:00 Vora-Partizani

16:00 Tërbuni-Teuta

16:00 Veleçiku-Flamurtari

16:00 Shënkolli-Tirana

16:00 Iliria-Kastrioti

16:00 Burreli-Vllaznia

16:00 Erzeni-Dinamo

16:00 Korabi-Besëlidhja

Ndeshjet e Grupit B

16:00 Shkumbini-Kukësi

16:00 Devolli-Skënderbeu

16:00 Elbasani-Laçi

16:00 Turbina-Luftëtari

16:00 Apolonia-Kamza

16:00 Pogradeci-Bylis

16:00 Egnatia-Besa

16:00 Lushnja-Oriku