Kosova

Nis konfernca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se po kan vështirësi në nxjerrjen e materialeve

Në Hagë ka nisur konferenca e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjyqtari Nicolas Guillo tha se qëllimi i kësaj konferencë është të shqyrtojmë ecurinë e kësaj çështje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se janë nxjerrë 10 paketa sa i përket qështjes së nxjerrjes së informacioneve.

Prokurorja e ZPS-së ka bërë të ditur se gjithashtu janë dorëzuar edhe dy kërkesa shtesë për masa mbrojtës .

“Ka pasur një kërkesë shtesë për masa mbrojtëse që do të dorëzohet nesër, kjo lidhet me provat materiale që lidhen me dëshmitarët”, ka thënë prokurorja e ZPS-së.

Prokurorja ka shtuar se po hasin në vështirësi në nxjerrjen e materialeve.