Kombëtare

Nis “Flaka e Janarit” në Gjilan kushtuar dëshmorit që bëri thirrje për rezistencë

Në komunën e Gjilani nis manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2020”.

Manifestimi është hapur me mbajtjen e akademisë kushtuar dëshmorit Abdullah Tahiri i cili në vitin 1998 nga Gjilani bëri thirrje që të fillohet me organizimin ushtarak kundër regjimit serb i cili administronte dhunshëm me Kosovën.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe dhe ishte dërguar më pas në burgun e Dubravës.

Me përfundimin e luftës të vitit 1999 dhe çlirimit të Kosovës ishte arritur që trupi i të ndjerit të varroset në Gjilan.