SHËNDETËSIA

Nis ecja tradicionale me qëllim vetëdijesimin e kancerit të gjirit

Ka nisur ecja tradicionale “ Zbulimi Hershëm – Mbijetesë”, i cili ka për qëllim vetëdijesimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit dhe përçimin e mesazhit vetëdijësues për kontrolle të rregullta me qëllim zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje e cila siguron mbijetesën.

Në këtë ngjarje morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas statistikave nga janari i këtij viti në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë janë paraqitur 315 raste me kancer të gjirit te femrat. Deri më tani numri i grave me kancer të gjirit është rritur për 3 deri në 4 %.

Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek edhe meshkujt. Sipas onkologëve, në Kosovë, çdo vit lajmërohen 10 meshkuj të sëmurë nga ky lloj kanceri.

Muaji tetor, në gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për luftimin e kancerit të gjirit.