SPORT

Nikli i gatshëm, Slovani në telashe me serbët në skuadër dhe me tifozët racistë

Futbollistët e skuadrës kampione të Kosovës, ata të Feronikelit, të martën mbrëma kanë zhvilluar stërvitjen e dytë në Bratislavë, në stadiumin “Tehelne Pole”, aty ku sot (18:00) do të përballen me kampionin e Slovakisë, Slovan Bratislava.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Evropës dhe kjo është ndeshja e parë, ndërsa e kthimit luhet pas një jave në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Futbollistët e skuadrës nga Drenasi dhe trajneri pranojnë se skuadra sllovake është favorite e madhe, por shtojnë se do të mundohen ta lënë të tillë vetëm në letër. Në fushë synojnë të japin maksimumin për të marrë rezultat pozitiv.

Por kjo nuk është aq e thjeshtë. Pos në fushë, përballë një rivali të njohur, futbollistët nga Kosova do të kenë telashe edhe “me tribunat”. Tifozët e Slovanit janë të njohur si proserbë dhe në shumë ndeshje të mëparshme kanë shfaqur transparente si “Kosova është Serbi”. Ata janë zotuar se kështu do të veprojnë edhe të mërkurën, kur të luhet ndeshja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.