SPORT

Nigeria mposht Islandën, rrit gjasat për të kaluar grupin

Nigeria ka shënuar fitoren e parë në Botërorin “Rusia 2018”, ndaj Islandës.

2 me 0 ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net.

Të dy golat e fitores për Nigerinë i shënoi ylli i CSKA Moskës, Ahmed Musa, në minutat 49 e 75.

Me këtë fitore Nigeria mban vendin e dytë në Grupin D, kurse Argjentina e Islanda kanë nga një pikë në vendin e tretë dhe katërt, me Kroacinë që ka 6 pikë në krye të grupit.