Show Biz

Nicole Scherzinger i bënë një dedikim romantik të dashurit

Nicole Scherzinger bëri dedikim të dashurit, Thom Evans, për t’i treguar atij ‘kuptimin e vërtetë të dashurisë’.

Nicole Scherzinger i kushtoi dedikim të dashurit, Thom Evans, pasi tregoi ‘kuptimin e vërtetë’ në ditëlindjen e saj.

Këngëtarja e “Pussycat Doll”, e cila mbush 42 vjet jetë, së pari u takua me Thom, 35 vjeç, kur u shfaq në “X Factor”, tetorin e kaluar dhe filloi lidhjen një muaj më pas.

Romanca e tyre po bëhet më serioze, Nicole javën e kaluar u njoh me prindërit e partnerit, Biran dhe Sally, në Portugali.

Duke treguar se marrëdhënia e tyre është në rrugë të duhur, artistja ndau me ndjekësit disa fotografi me Thom, duke i bërë dedikim, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Çifti dukeshin më të lumtur se kurrë në fotografitë e reja, ndërsa falënderoi të dashurin që nuk u dorëzua kurrë nga ‘dashuria e madhe’.

“Faleminderit Zotit për një vit tjetër rreth diellit. Për një ditë të re, frymë të freskët në mushkëri dhe zemra ime duke rrahur më fortë se kurrë, unë jam shumë mirënjohëse. Faleminderit për gëzimin dhe dashurinë e madhe që jam në gjendje ta marr sot nga familja, miqtë dhe shumë njerëz në mbarë botën,” shkroi ndër të tjera ajo.

“Faleminderit që ishe aq i mirë për mua dhe që nuk hoqe dorë kurrë nga unë, më ke treguar kuptimin e vërtetë të dashurisë, lumturisë dhe paqes, dhe unë jam përjetësisht mirënjohës”, janë fjalët e këngëtares. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.