Kosova

Ngritet kallëzim penal ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Të hënën e kaluar më 22 shkurt ndodhi një rrahje në Llapnasellë të Graçanicës ku ishte i përfshirë edhe djali i politikanit serb Nenad Rashiq.

Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Graçanicë, ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve lidhur me këtë ngjarje.

Ndaj Nikolla Rashiqit, është ngritur kallëzim penal.

Kështu ka deklaruar avokatja Jovana Filipoviq, e cila mbron një të mitur me iniciale I.M.

Filipoviq tha për Tanjugun se klienti i saj pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua për në spital, përcjell Klan Kosova.