Life Style

Ngjyra e kumbullës, pasion dhe elegancë në shtëpinë tuaj

Nëse dëshironi që shtëpinë tuaj ta bëni atraktive dhe të veçantë, theksin vendoseni në ngjyrën e kumbullës

Shtëpia është strehëza juaj e shenjtë, aty ku duhet të ndiheni të lumtur, plot energji dhe në paqe. Kush më mirë se ngjyrat e kanë forcën t’jua mundësojnë diçka të tillë.

Kjo nuancë vjollce është hit absolut këtë sezon, prodhuesit e shfrytëzojnë në ndërtimin e orendive, ndërsa ekspertët për enterier e rekomandojnë atë për çfarëdo hapësire.

Dekoruesit francezë thonë se ngjyra e kumbullës sjell pasion, optimizëm dhe elegancë. Në stilet moderne ofron ngrohtësi dhe shpirt, ndërsa në ambientet klasike jep sharmë të rafinuar.

Ngjyra e kumbullës është mjaft serioze dhe kërkon të njëjtin qëndrim. Nuancat e saj me një përzierje të lehtë me të kuqe, krijojnë ngjyra emocionuese.

Pikërisht për këtë arsye e kanë quajtur “mbretëreshë të ngjyrave” këtë sezon.