Kosova

Ngjarjet kryesore që pritet të zhvillohen sot

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, do të vendosin kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të Ditës së Paqes. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, 09:00)

“She Inspires” në bashkëpunim me “UN Ëomen” dhe Komunën e Prishtinës, organizojnë një aktivitet fizik për nder të Ditës Botërore të Mirëqenies. (Parku i Germisë, Prishtinë, ora 10:00)

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, marrin pjesë në Manifestim Përkujtimor në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit. (Fshati Poklek në Drenas, ora 11:00)

Mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet turneu në pingpong për minikadet dhe kadet “Dita e Çlirimit të Prishtinës”. (Salla e pingpongut në palestrën e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Lipjanit me rastin e Ditës së Çlirimit mban disa aktivitete.

Agjenda:

-Ora 11:00, Seancë solemne. (Salla e Kuvendit Komunal)

-Ora 12:00, Homazhe te shtatorja e komandantit legjendar “Adem Jashari”. (Sheshi ”Adem Jashari”)

-Ora 12:30, Përurimi i shtatores së “Hajredin Bajramit”. (Udhëkryqi Lipjan-Magure)

-Ora 13:00, Përurimi i shtatores së “Xhavit Kozhanit”. (Te Biblioteka e Qytetit)

-Ora 13:30, Përurimi i shtatores së “Ruzhdi Shabanit”. (Te Q.K. “Tahir Sinani”)

Me rastin e 16 vjetorit të themelimit Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Lagjja Pejton, te zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 17:30)

Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit.

Agjenda:

10:00 – Vizitë në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë)

10:30 – Përurimi i Muzeut të Dëshmorëve. (Landovicë)

12:00 – Përurimi i Qendrës Kulturore Rinore. (Në lagjen Ortakoll)

12:30 – Përurimi i terrenit sportiv në shkollën “Abdyl Frashëri”

18:00 – Mbyllja e Panairit të Librit dhe dhënia e shpërblimeve. (Sheshi i Lidhjes)

19:00 – Koncert festiv me Shoqëritë Kulturore dhe Artistike të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)

21:00 – “Qielli i Përjetësisë” sëeet ëorld për nder të viktimave të Covidit të Komunës së Prizrenit. (Ura e Gurit)