Kosova

Ngjarjet e datës 9 mars 2020

– Bëhet përurimi i projektit “One Stop Shop”, projekt ky i realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme. (Objekti i administratës komunale në Prizren, ora 9:00)

– Policia e Kosovës dhe në partneritet me Shoqatën e Grave Police të Kosovës organizojnw konferencwn dy ditore me temën “Roli i grave police në përgjigjen ndaj kërcënimeve transnacionale”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërlidhjen e sistemeve elektronike të prokurorisë dhe gjykatës dhe për shpërndarjen automatike të lëndëve te prokurorët dhe gjyqtarët. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

– Kryeministri Albin Kurti pret në takim Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

– Presidenti, Hashim Thaçi takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30)

– Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë me ç’rast deputetëve do t’u drejtohet znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Objekti i Kuvendit, ora 11:00)

– Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në seancën e Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

– Hapet Qendra Frankofone, për herë të parë në Pejë ku do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel. (Hapësirat e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë,  ora 11:00)

– Presidenti, Hashim Thaçi pret në takim Kryetarin e Partisw Demokratike tw Kosovws, Kadri Veseli për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

 – Presidenti, Hashim Thaçi takohet me kryetarin e Aleancws pwr Ardhmwrinw e Kosovws, Ramush Haradinaj për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 12:30)

– Presidenti, Hashim Thaçi pret në takim Kryeministrin, Albin Kurti me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00) 

 – Presidenti, Hashim Thaçi takohet me kryetarin e Nisma, Fatmir Limaj për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror. (Kabineti i Presidentit, ora 13:45)

– Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, viziton Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit. (Ish-aneksi i Bankës së Lubjanës, ora 14:00)

– Presidenti, Hashim Thaçi takohet me kryetarin e Aleancws Kosova e Re, Behgjet Pacolli,për konsultime dhe koordinime për çështje të interesit shtetëror.   (Kabineti i Presidentit, ora 14:15)

– Kryeministri Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30​)

– Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të nisë publikimin “Gratë duke folur: Një vit i përkrahjes së BE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë”. (Shtëpia e Evropës, ora 16:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.