Kosova

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2020

– Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Prizren. (Qendra e Paraburgimit në Prizren, ora 10:00)

– OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temen “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”. (Kafiteri “Dit e Nat”, ora 10:00)

– Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së Ministrit të Integrimit Evropian ku Dhurata Hoxha dorëzon detyrën tek ministri i porsaemëruar i Integrimit Evropian, Blerim Reka. (Zyrat e  Ministrisë së Integrimit Evropian, në Sheshin Skënderbeu, ora 11:00) 

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të behët propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C-301, ora 11:00)

– Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e librit monografik me titull “Siguria Kolektive dhe dilemat rreth intervenimit humanitar ndërkombëtar” te autorit Dukagjin Leka. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 11:00)

– Ish ministri Skender Reçica do të bëjë dorëzimin e kompetencave dhe përgjegjësive për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilat do të kalojnë nën kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, me të cilën tash e tutje do të udhëheqë ministrja, zonja Rozeta Hajdari. (Selia e MPMS-së, ora ora 11:00)

– Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” do te bëj përurimin e kabinetit të Informatikës dhe të Sallës së mbledhjeve të financuara nga KFOR-i turk në Kosovë. (Amfiteatrin  e Fakultetit Ekonomik, ora 12:00)

– Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani mban takim me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu. (Kabineti i kryetares, ora 13:30) 

– Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani mban takim me shefin e Zyrës Belge, Jean – Louis Servais. (Kabineti i kryetares, ora 14:00)

– Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani mban takim me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić. (Kabineti i kryetares, ora 15:30)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.