Kosova

Ngjarjet e datës 5 korrik 2019

– Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me USAID-in do të organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta. (Fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, ora 10:00)

– Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, organizon debat publik ku do të prezentohet dhe do të diskutohet projekti ideor “Sheshi i Bazhdarhanes”. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

– Mbahet ceremonia e përurimit të MediaLabit, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Departamentin e Gazetarisë në UP. (Fakulteti i Filologjisë, kati i dytë, ora 10:00)

– Hapet ekspozita e Grupi i Grave Deputete në shënim të përvjetorit te 14-te. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

– Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport organizon debatin me temë “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00) 

– Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

– Caritasi Zviceran i dhuron pajisje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për analizat dhe testimin e cilësisë së mjaltit dhe të polenit. (Lokalet e laboratorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 10:30)

– Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bibaj –  Driton Islami Feriazaj. (Fshati Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj, ora 11:00)

– Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Republikës së Kosovës shënon 14-vjetorin e themelimit të tij. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 11:00)

– Artmotion organizon konferencë për media për të njoftuar rreth 40 kanaleve më të njohura dhe shikuara televizive. (Klan Kosova, ora 11:30)

– Bëhet hapja zyrtare e sezonit të paragllajdingut si një produkt i ri turistik në qytetin e Prizrenit, por edhe në gjithë Kosovën. (Pikënisja e paragllajdistëve në Cvilen, Prizren, ora 12:00)

– Misioni i OSBE-së përmbyll kampin rinor për restaurimin dhe dokumentimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Letnicë. (Mulliri i Frok Dokiqit në Letnicë, Komuna e Vitisë, ora 12:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 13:00) 

– Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në punimet e rrugës së Verbicës së Zhegocit – Gjilan. (Lapidari në Verbicë të Zhegocit, Gjilan, ora 13:30)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga grupi punues. (Ndërtesa e kuvendit, salla N 302 ora 14:00)

– Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike banor të fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë  për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Qendra Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

– Komuna e Klinës për herë të parë organizon Festivalin Kulturor, “Camping Fest”. (Fshati Dresnik i Komunës së Klinës, ora 19:00)

– Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin organizon ceremoninë e hapjes së Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ora 19:00)

– Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike banor të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc  për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Shkolla Fillore ”Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:20)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.