Kosova

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2019

– Zyra e Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga dhuna në Familje  prezanton Bazën e  të dhënave të rasteve të dhunës në familje. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë i regjistruar në Kosovë organizon konferencën dyditore për Gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Restorantin Etno Kuca në Graçanicë, ora 9:00)

– Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, do të mbajë takim me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me të cilët do të diskutojë sigurinë në trafikun rrugor në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Komuna e Prizrenit do të bëj shpërndarjen e motokultivatorëve për fermerët përfitues nga thirrja publike e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Parkingu i Komunës prapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

– Demokracia Plus do të organizojë një tryezë për publikimin e raportit “Dy vite pas: Progresi në Qeverisje të Mirë Lokale” për shtatë komunat e mëdha. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. (Selia e LDK-së, ora 10:15 – vetëm pamje në fillim të takimit)

– Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)   

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar për ndarjen e dekoratave nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në të cilën do të shpaloset analiza, “Legjislacioni i porositur: A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim në Kosovë?”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

– Komuna e Prizrenit do të bëj përurimin e objektit shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit. (Fshati Lukinjë e Hasit, ora 12:00)

– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do tëqëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese. (Shtëpia e familjes Abazi në Gjilan, ora 13:00)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë “Taksa 100% një vite pas” në të cilën do të publikojë një studim Hulumtues për Efektet e Taksës 100%  një vit pas si dhe ndikimi i saj në Ekonominë Vendore. (Zyret e AKB-së, ora 13:00)  

– Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media. (Zyra e Krytarit Haziri, ora 13:15)

– Në Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqen filmi “Zana”. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 19:00)

– Shfaqet premiera “Unë jam vetë grua” nga Doug Wright, me regjisorin Kushtrim Koliqi dhe me aktorin Adrian Morina. (Teatrin Dodona, ora 19:30) 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.