Kosova

Ngjarjet e datës 31 tetor 2019

– Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthimi organizon panairin e bizneseve me qellim që pjesëtarëve të komunitetit të ju ofrohet mundësia për të paraqitur punimet e tyre, produktet, si dhe për të gjetur lidhjet e reja tregtare dhe rrjetëzim. (Qendra e Kulturës në Shtërpcë, ora 10:00) 

– Mbahet mbledhja e tetë e rregullt për vitin 2019 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

– Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)  

– Mbahet mbledha e 22-te me radhe e Kuvendit Komunal te Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 10:00)  

– Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00) 

– Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë: “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit” e cila ka për qëllim që të diskutojë mbi propozimet, axhendat dhe prioritetet e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:30)

– Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon ndarjen e çmimeve për esenë më të mirë rreth kursimit të financave me moto “Kursimet për një të ardhme më të mirë“. (Auditoriumi i BQK-së, ora 15:00)

– Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe travvik.info nga Norvegjia mbyllin shfaqjen e filmave dokumentar “Gardianet e Parajsës – zemrat dhe mendja në Korenë e Veriut me shfaqjen e filmit Lufta e Artit. (Biloteka Kombëtare, ora 19:00)

– Qendra Multimedia në bashkëpunimin me Teatrin Kombëtar të Kosovës, teatrin e qytetit të Gjilanit dhe teatrin “Adriana” në Ferizaj nisin edicionin i dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës. (Teatrin Kombëtar, ora 20:00)

– Vjen në ekranin e madh të kinemasë si producent i filmit #Terminator Dark Fate – Aksion – Aventurë 2 orë 14 min, me aktorët Linda Hamilton, Arnold Schwarzenegger, Edward Furlong, etj. (Kino ABC, ora 20:00)

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483