Kosova

Ngjarjet e datës 31 janar 2020

– Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Balkan Green Foundation Prishtina, Instituti për Politika Zhvillimore, Instituti GAP organizojnë konferencën për media me rastin e dorëzimit të kallëzimit penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit. (Prokuroria Themelore, Pallati i Drejtësisë, Objekti C, në Hajvali, ora 10:00)
 
– Mbahet takimi i 177-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)
 
– Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin publik “Kuvendi në sytë e të rinjve: Sfidat që duhet të adresohen nga legjislatura e VII-të”, që do të zhvillohet mes deputetëve të zgjedhur për herë të parë në Kuvendin e Kosovës dhe të rinjve. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00) 

– Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj merr pjesë në hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut. (Pika kufitare Stanqiq-Bellanoc, Komuna e Gjilanit, ora ‪11:00)  

– Nënkryetari Muhedin Nushi do të bëjë promovimin e projektit ” “Pikat Ushqyese për qentë endacak” te objekti i Termokiss. (Objekti i Termokis në Dardani, pranë tymtores të Termokosit, ora 11:00) 

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:30) 
 
– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari, te vendi i rënies së tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Fshati Pestovë, Komuna e Vushtrrisë, ora 12:00)

– Në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’, Komuna e Gjilanit organizon orën e madhe letrare ‘Pena e Flakës’. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 16:00)
 
– Komuna e Gjilanit përmbyll aktivitet e ‘Flakës së Janarit’ me oragnizimin e “Fest Flaka”. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483