Kosova

Ngjarjet e datës 30 janar 2020

– Qytetarët e komunës së Rahovecit takohen me përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

– Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri pret në takim përfaqësues të Bankës Botërore, lidhur me konkretizimin e projektit afatgjatë për ujin e pijshëm, që kap vlerën e mbi 10 milionë dollarë. (Zyra e kryetarit, Haziri, ora 9:00)

– Mbahet mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

– Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

– Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

– Këshilli Evropian i Investitorëve organizon tryezën e tryezës së rrumbullakët me temë ‘Si po zhvillon Kosova Qeverisjen Ekonomike drejt procesit të saj të zgjerimit në BE?’. (Star Hill Hotel në Veternik, ora 10:00)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Transparenca dhe Llogaridhënia në Universitetet Publike. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

 – Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç‘rast do të bëjë publike gjetjet rreth ndërtimit të “Autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

– Në nderim të veprës dhe figurës së ish Kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati do të behën  homazhe dhe vendosje kurora lulesh pranë varrit të tij në Gurrakoc me rastin e 10-të vjetorit të vdekjes. (Gurrakoc, ora 11:00)

– Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, z.Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës të rregullt. (Zyret e Degës-Prizren, ora 11:00)

– Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, takohet me Presidentin Hashim Thaçi. (Kabineti i Presidencit, ora 12:00)  

– Drejtuesit e partive parlamentare takohen me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell. (Kuvendi i Kosovës, C301, ora 12:30 – mundësi për fotografim)

– Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell merrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjës së gjelbër për Kosovën – rinovimi i Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 14:00)

– Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell zhvillon ecje nëpër qendrën historike të Prizrenit. (Rruga Farkëtarët, pranë Urës së Gurit, Prizren, ora 15:45 – mundësi për fotografim)

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell takohet me Kryetarin e Komunës dhe përfaqësuesit e komuniteteve në Prizren. (Zyra e Kryetarit të Komunës në Prizren, ora 16.45 – undësi për fotografim)

– Aleanca Franceze në bashkëpunim me Ambasadën Franceze organizojn aktivitetin “Nata e ideve” ku do të behët edhe një prezantim me instruktorin e zhytjes Bekim Latifi me temën “Bota nënujore”. (Aleanca Franceze, ora 18:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.