Kosova

Ngjarjet e datës 29 nëntor 2019

– Vazhdojnë gërmimet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku dyshohet për mbetje mortore. (Afër Fakultetit të Arteve, Kampusi i UP-së, ora 9:00) 

– Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) në bashkëpunim me WBF, organizon konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Përendimor- A jemi afër qëllimit? (Hotel Sirius, ora 9:00)

– Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me lokacionin e ardhshem të varrezave të qyteti. (Salla e mbledhjeve të Kuvenit të Gjilanit, ora 10:00)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve bën publikimin e pjeses se pare te  “Hulumtimi Vlerësimi i Nevojave te tregut të Punës 2019” në mbështetje të  Programit  të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. (Salla e konferencës në AKB, ora 10:30)

– Në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës në Shqipëri. (Pas namazit) 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483