Kosova

Ngjarjet e datës 28 nëntor 2019

– Mbahet ceremonia zyrtare të kalimit të të gjithë numrave ZMOBILE në platformën e VALA-së. (Ndërtesa kryesore e Telekomit të Kosovës, ora 00:00) 

– Komuna e Rahovecit nis shënimin e ditës së 28 nëntorit me homazhe dhe nderime te varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve. (Rahovec, ora 9:00) 

– Ambasada e Republikës se Shqipërisë në Prishtinë hape një libër ngushëllimesh. (Selia e Ambasadës së Shqipërisë, ora 10:00 – 13:00)

– Komuna e Gjilanit nis shënimin e ditës së 28 nëntorit me homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

– Kryetari i Komunës, Nënkryetari, drejtorët e Komunës së Prizrenit do të bëjnë homazhe dhe do të vëjnë buqeta e kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, të busti i Remzi Ademajt dhe busti i Sylejman Vokshit, Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Homazhet fillojn nga Varrezat në Landovicë, ora 10:00)  

– Komuna e Gjilanit bën zbulimin e shtatores së heroit Mulla Idriz Gjilanit. (Qendra e qytetit te Gjilanit, ora 10:30)

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nënshkruhet në librin e ngushëllimeve, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Ambasada e Republikës së Shqipërisë, qyteza Pejton, ora 11:00)

– Komuna e Istogut bën homazhe si dhe vendos lule të Lapidari i Dëshmorëve. (Qendra e qytetit në Istog, ora 11:00) 

– Oda Ekonomike e Kosovës organizon nisjen e kontigjentit te parë  humanitar për në Shqipëri. (Parkingu i terminalit doganor afër ish fabrikës së amortizatorëve, ora 11:00)

– Komuna e Prizrenit organizon vënien e gurthemelit të shtatores së Skënderbeut. (Te rrethrrotullimi pranë stacionit të autobusëve në Prizren, ora 11:00)  

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 11:00)

– Komuna e Gjilanit bën zbulimin e shtatores së heroit Agim Ramadani. (Sheshi ‘Agim Ramadani’ në Gjilan, ora 11:00)

– Komuna e Istogut bën homazhe të varri i ish Kryetarit Fadil Ferati. (Istog, ora 11:30)

– Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të nderon me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, Trajnerin e Xhudos, Driton Kuka dhe kampionen Olimpike të Xhudos, Majlinda Kelmendi. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:30)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

 – Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz e Adem Jashari. (Sheshi i qytetit, Drenas, ora 12:00) 

– Komuna e Gjilanit organizon akademi përkujtimore kushtuar jetes dhe veprës së Mulla Idriz Gjilanit dhe Agim Ramadanit. (Salla e teatrit të qytetit në Gjilan, ora 12:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në nisjen e mjeteve me ndihmat e grumbulluara në Shqipëri për personat e prekur nga tërmeti. (Te kazerma e FSK-së në Prizren, ora 13:00)  

– Komuna e Fushë Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të shtatores së Komandantit Adem Jashari. (Sheshi i qytetit në Fushë Kosovë, ora 14:00)

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen për nder të 28 Nëntorit për veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, të burgosur politik, e organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 16:00) 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.