Kosova

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2019

– Erasmus+ Information Day. Zyra e Erasmus+ në Kosovë, do të njoftojnë stafin dhe studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren rreth dimensionit ndërkombëtarë që ofron programi Erasmus+.  (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit në Prizren, ora 9:00)

 – Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari në Skenderaj. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 9:20) 

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz. (Prekaz, ora 9:30)  

– Në kuadër të kampanjës “E Ardhmja është e Gjelbër, Vepro Tani!”, Balkan Green Foundation organizon diskutimin me temën “Roli dhe përgjegjësitë tona në zbutjen e ndotjes së ajrit në Kosovë”. (Hapësirat e Aleancës Franceze në Prishtinë, ora 10:00)

– Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren organizon panairin e katërt te Karrierës. (Objekti i Fakultetit Ekonomik në Prizren, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)  

– Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriu dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren organizojn debat lidhur me mandatin dhe kompetencat e Gjykatës Speciale. (Amfiteatri i Madh i Universitetit te Prizrenit, ora 10:00)

– Ministria e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës – Ushtrisë së Kosovës. (Kazerma ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, ora 11:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj marrin pjesë në shënimin e Ditës së Forcës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

 – Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe i Fakultetit të Filologjisë i Universitetit te Prizrenit organizon përurimi i librit “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip  1879”. (Fakultetit Ekonomik në Prizren, ora 11:00) 

– Platforma Heritage Space organizon hapjen e ateliesë “DHÉ”  e cila promovon punën e profesionistëve të zejeve. (Atelia e cila gjindet kapur me Ambasadën Zvicërane në Prishtinë, ora 11:30)

– Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Prishtinë, ora 12:00)

 – Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, te varri i Adem Demaqit, heronjve Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe te varret e dëshmorëve në Velani. (Velani, ora 12:15) 

– Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temën ‘Demarkimi, korrektimi i kufijve dhe zgjidhjet tjera alternative të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës?“ (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me hapjen e fushatës dhe shpalosjen e Programit “Javët e Biznesit Kosovar 2019” traditë 17 vjeçare me moto: Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?. (Selia qendrore e AKB-së në Lagjën Tophane, ora 13:00)

– Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe Kompleksin Memorial te Kulla e Dëshmorëve. (Gllogjan, ora 14:00) 

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin simbolik kundër Këshillit të Etikës së UP-së me ç’rast do te njoftoj edhe lidhur me protestën “Veting në Arsimin e Lartë!”. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00) 

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndanë dekorata për dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

– Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Mbretëria e Macave” për nder dhe vlerësim të jetës dhe veprës së Arian Berishës. (Galeria Kombëtare, ora 19:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.