Kosova

Ngjarjet e datës 27 dhjetor 2019

– Me rastin e publikimit të Raportit “Mos supozo nevojat e mia”, i njerrë nga projekti që Këshilli Rinor Kosovar zbaton nën përkrahje të Save the Children, mbahet tryeza e rrumbullakët me temën diskutuese “Gjithëpërfshirja në Arsim”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

– Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

– Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe drejtues të FSK-së mbajnë konferencë për media në të cilën do të bëhet njoftimi mbi aktivitet dhe rezultatet e  arritura gjatë vitit 2019. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 11:00)

– Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport nga Komuna e Gjilanit, Deniza Limani do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

– Bibloteka Kombëtare e Kosovës organizon promovimin e librit “Misioni i parë” i autorit Avni Spahiu. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)  

– Me rastin e shënimit të 330 vjetorit të vdkejes se Pjeter Bogdanit Biblotetka Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Cuneus” në të cilën do të ekspozohen libra e artikuj nga koleksionet dhe dorëshkrimet e pa publikuara nga Pjeter Bogdani. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00) 

– Grupi i çiklistëve nga Prishtina do të organizojnë një aktivitet simbolik para objektit të komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë për kushtet dhe sigurinë e çiklistëve në trafik. (Sheshi Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

– Mbahet kuvendi i dytë të përgjithshëm i Shoqatës “Kosova  për Sanxhakun”. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

– KEDS organizon ndarjen e dhuaratave që do të bëjë kompania për nxënësit e shkollës fillore “Aziz Sylejmani “ në Qabër të Mitrovicës Veriore. (Fshati Qabër, ora 13:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.