Kosova

Ngjarjet e datës 26 nëntor 2019

– Në kuadër të ditës së dytë të Konventës se Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja organizohaet krijimi i lidhjeve të qëndrueshme të biznesit përmes takimeve – B2B. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Komuna e Istogut për nderë të Ditës së Flamurit Kombëtar do të vizitojë muzeun arkeologjik. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 10:00)

– Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00) 

– Projekti “Iniciativa Rurale për Qëndrueshmëri Ekonomike’ i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim organizon konferencën përmbyllëse të projektit RESI. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e ditës së shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Shërbimit Korrektues. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 10:00)

– Komuna e Prizrenit bën përurimin e objektit të ri shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit. (Fshati Lukinjë, ora 11:00, transporti i organizuar nga komuna, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

 – Komuna e Istogut dhe UNMIK-u organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Not your property” – ‘Nuk është prona jote’. (Restorant Trofta  në Istog, ora 10:30)

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.(Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 11:00)

– Shoqata e Ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve mban konferencë për media lidhur me qëndrimin e shoqatës ndaj vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

– OJQ Aktiv dhe Radio Kim organizojnë konferencën e titulluar “Analiza e Trendit 2019: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë” gjatë së cilës do të prezantohen rezultatet e hulumtimit të realizuar me të njëjtin emër. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

 – Komuna e Istogut dhe UNMIK-u organizojnë debat me temën ‘E drejta mbi trashëgiminë në pronë dhe dhuna në familje’. (Restorant Trofta  në Istog, ora 11:15)

– Me një recital të lexuesve të bibliotekës “Fan S. Noli”, Komuna e Gjilanit do të nis aktivitetet maratonike treditore në shënim të festave të Nëntorit. (Biblioteka Fan S. Noli në Gjilan, ora 12:00)

– Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi ‘E Ardhmja e Procesit të Pajtimit përbrenda Kosovës dhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kontekstin e Marrëveshjes Finale Eventuale”. (Hotel Sirius, ora 13:15) 

– Komuna e Istogut organizon promovimin e Katalogut me punime artistike të nxënësve të shkollave të Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 14:00)

– Komuna e Rahovecit organizon ekspozitë me fotografi nga lashtësia e Rahovecit me rrethinë. (Muzeu Komunal në Rahovec, ora 14:00)

 – Ambasada e Republikës së Shqipërisë orgnizon festën për nder të 20 Nëntorit. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 18:00)

– Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogj’t e Qytetit”. (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 19:00)

– Jahjaga Foundation në bashkëpunim me Ambasadën Hungareze do të shfaqë filmin “Aurora Borealis” të regjisores hungareze Márta Mészáros i cili do të pasohet nga një panel diskutimi ku ambasadroi hungarez dhe ish presidentja Jahjaga do të flasin për përshtypjet për filmin si dhe për dhunën seksuale në kontekstin e Kosovës. (Kino Armata, ora 19:00)

– Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës vjetore e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit, etj. (Galeria e Fakultetit të arteve në Prishtinë, ora 19:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.