Kosova

Ngjarjet e datës 26 dhjetor 2018


– Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës organizon grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore te vendit. (Institucionet shëndetësore, ora 7:00)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi. (Objekti i komunës së Obiliqit, ora 9:15)

– Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV merrin pjesë në takimin koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

– Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Mbahet konferenca e fundvitit për media e Këshillit Prokurorial të Kosovës, konkretisht të Kryesuesit të KPK-së, Blerim Isufaj. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

– Mbahet seanca e Kuvendit Komunal te Gjilanit. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

– Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do të mbajë konferncë për medie lidhur me aktualitetin në arsim dhe për fillimin e veprimeve sindikale ditën e enjte në kundërshtim të verzionit aktual të Projektligjit për paga. (Salla e takimeve në Qendrën e studentëve, ora 12:00)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka. (Objekti i komunës në Prizren, ora 13:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsioni në të cilën të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e emërtimit të rrugës me emrin e dëshmorit Asllan Gashi, i vrarë në vitet e ’80-ta në ish-armatën jugosllave. (Komuna e Suharekës, ora 15:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj tregun e gjelbër dhe kanalin e Dubiçakut i rregulluar nga komuna e Suharekës. (Suharekë, ora 15:20)

– Promovohet libri “The city is everywhere”, që është produkt i Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut për vitin 2018. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

– Alter Habitus bën promovimin e përmbledhjes me poezi “Letërsia Lëvizëse” si dhe promovimin e vëllimit të parë të  “Feminizmat në Kosovë”. (Qendra Multimedia, Prishtinë ora 19:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.