Kosova

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2018

– Qendra për Politika dhe Avokim dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë organizojnë konferencë lidhur me ‘Sfidat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’. (Hotel Sirius, ora 9:45)

– Mbahet takimi i 159-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

– Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të nënshkruaj Statutin e Muzeut. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

– Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën përmbyllëse të fundvitit. (Auditoriumi i BQK-së, ora 10:00)

– Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e fundit për media të vitit 2018. (Lokalet e Odës, ora 11:00)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhe në të cilën do të diskutojë lidhur me Projektbuxhetin e MASHT për 2019, dhe raportim i ministrit mbi gjendjen në arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

– Behët përurimi i shtëpive të cilat i ka ndërtuar komuna e Istogut për familjet me kushte të renda ekonomike, ora 12:00. (Nisja do të behët nga objekti  i komunës, ora 11:45)

– Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosje, ora 12:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqitet një analizë e faktorëve që ndikuan në humbjen e 53 milion eurove në kontratën për autostradën Prishtinë-Han i Elezit. (Zyrat e KDI, Rr.”Bajram Kelmendi”, ora 13:00)

– Mbahet promovi i dy librave “Moskuptimet” dhe “Psycho”, autorit Ilir Muharremi. (Biblioteka e qytetit të Gjilanit “Fan S.Noli”, ora 16:00)