Kosova

Ngjarjet e datës 23 nëntor 2019

– Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti do të jet mysafir i konferencës “Narrativat Kalimtare, Post-Kalimtare dhe Strategjike për Luftërat Jugosllave: nga Luftërat dhe Kërkimi i Drejtësisë tek Lojërat Gjeo-Politike të Fuqisë” të organizuar nga “Fondacioni Geoffrey Nice” në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” të RIT Kosova. (RIT Kosova A.U.K, ora 9:00)

– Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

-Federata e pingpongut të Kosovës organizon për herë të parë liga rajonale e pingpongut e quajtur CONNECT Table Tennis Regional Balkan League. (Pallati i rinisë në Prishtinë, ora 10:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Kuvendin e Republikës së Kosovës bën homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre. (Holli i Kuvendit të Kosovës ora 10:45)

– Me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së veprimtarit Xhemail Mustafa, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 11:00)

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre. (Holli i Kuvendit të Kosovës ora 11:30)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore për Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Bahri Fazliun dhe Agron Rrahmanin. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

– Mbahet ceremonia e rivarrimit të heronjëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. (Varrezat e Heronjve në Velani, ora 13:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.