Kosova

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2018

– Demokraci Plus organizon konferencë për media në lidhje me kontratat mbi vepër në institucionet publike dhe ushtruesit e detyrës dhe vendimmarrjen në nivel qendror. (Zyret e Demokraci Plus, rruga Tirana, blloku C/4/1, hyrja C, kati VIII-të, Nr. 83/84, ora 10:00)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ditën informuese për Planin e Punës 2019-2020 të Divizionit për Edukim Jo-formal dhe Promovim në Departamentin të Rinisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile Pointpluse dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizojnë konferencën mbi fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës, menaxhimin e burimeve njerëzore në Polici dhe rolin e Inspektoratit Policor në mbikëqyrjen e Policisë. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

– Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me KQZ-në në të cilën flasin deputetët, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla. (Holli i Kuvendit, ora 10:45)

– Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të mbajë takimin e katërt koordinues të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N204, ora 11:00)

– Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Perspektiva Gjinore në Reformën Zgjedhore”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 11:00)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

– Vazhdimi i Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

– Parlamenti i Studentëve si organ qeverisës i studentëve do të organizojë një protestë paqësore. (Oborri i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ora 13:00) 

– Lëvizja Vetëvendosje mban tryezën: “Kriza mjedisore në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla C-405 kati IV, ora 13:00)

– Fondacioni Mute në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbajnë aktivitetin përmbyllës të projektit “Unë/ty, dashuri në paketë”. (Swiss Diamond, ora 14:00)

– Mbahet ceremonia e promovimit te librit  “Unë e përdhunuara…” të autorës Ramize Murtezi Shala. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00)

– Instituti Yunus Emre Prishtinë organizon ekspoitën e Klubit të Fotografisë. (Albi Mall në Prishtinë, ora 18:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.