Kosova

Ngjarjet e datës 2 tetor 2019

– Me rastin e fillimit të vitit akademik 2019/2020 mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Qendrën e Studentëve dhe vendosja e të gjithë studentëve në konvikte, me këtë rast Qeveria e Kosovës së bashku me Qendrën e Studentëve do të lansojnë fushatën shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë. (Qendra e Studentëve, ora 10:15)

– Kryetari Shpend Ahmeti do të vizitojë fillimin e punimeve në rekonstruimin e hapësirave te kompleksi “Qafa”. (Kompleksi “Qafa”, ora 11:00)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksion ku do të paraqiten emrat e profesorëve dhe asistentëve që gjenden në listat e partive politike, si kandidat për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit. (Para objektit të Kuvendit të Kosovës në sheshin “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)

– Fondacioni i Uestminsterit për Demokraci organizon tryezën e diskutimit “Përfaqësimi i mirëfilltë dhe me integritet politik në Kosovë: realitet apo utopi!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Kaçanik, merr pjesë Kryetari, Albin Kurti. (Shtëpia e kulturës, ora 14:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e kulturës, ora 16:00)

– Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj do të merr pjesë në tubimin elektoral në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 18:00) 

– Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Prizren, merr pjesë Kryetari, Albin Kurti. (Salla e sporteve “Sezai Surroi”, ora 18:00)

– Dega e PDK-së në Prizren mban tubim elektoral me nëndegë. (Shkolla fillore në Lubizhdë, ora 18:30)

– Dega e PDK-së në Prizren mban tubim me mësimdhënës, sportist dhe Shoqatat Kulturo-Artistike, i pranishëm do të jetë edhe Kadri Veseli. (Restorant “Rexos” në Prizren, ora 19:30)

– Dega e PDK-së në Prizren mban tubim me strukturat e nëndegëve të Përdrinisë: Landovicë, Piranë, Qëndresë, Zojz, Medvec, i pranishëm do të jetë edhe Kadri Veseli. (SHFMU ”2 Dëshmorët” në Piranë, ora 20:00)

– Dega e PDK-së në Prizren mban tubim me me strukturat e degës së Hasit, në Gjonaj, ora 20:30

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.