Kosova

Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2019

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vendos kurora me lule ta shtatorja e  ish-Presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 9:55)

– Demokracia Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN me përkrahje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, organizojnë tryezën për Integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës ku edhe do të publikohet raporti për gjetjet nga monitorimi i drejtpërdrejtë i ATK-së. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e dokumentit të historikut të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 2000-2017. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00) 

– Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon ngjarjen e publikimit dhe diskutimit të titulluar “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30) 

– Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Gjilanin ku do nis realizimi i projektit “Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërqan”. (Fshati Dobërqan në Gjilan, ora 10:30)

– Me rastin e ditëlindjes së Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bëjnë homazhe te varri i tij dhe vizitojnë familjen Rugova. (Të varri në Velani, ora 10:30 – ndërsa vizita të familja Rugova, ora 10:45) 

– Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Organizata ÇOHU! organizon konferencën për media me temë “Përpjekje apo reformë: Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

– Foundaioni MUTE bashkë me Komunën e Prishtinës organizojnë forumin e I-rë në kuader të projektit “unë/ty dashuri në paketë”. (Ndërtesa e komunës se re të Prishtinës, ora 11:00)

– Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të merrë pjesë në fillimin e punimeve në projektin “Patrimi i shtratit të lumit Katushnicë – Karaqevë. (Katushnicë i Kamenicës, ora 11:30) 

– Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Kamenicën ku do të nisin punimet në projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Kriva reka – Faza e parë. (Kamenicë, ora 12:45) 

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takohet me ambasadoren e Republikës së Finlandës,  Znj. Pia Stjernvall.  (Ambasada e Finlandës, ora 14:00) 

– Komuna e Istogut organizon promovimin e librit të 19-të “Libri gdhend fjalët me të bukura”. (Salla e kuvendit të komunës së Istogut, ora 14:00)

– Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizon ekspozitën vjetore e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj. (Galeria e Fakultetit të arteve në Prishtinë, ora 19:00)  

Leave a Reply

Your email address will not be published.