Kosova

Ngjarjet e datës 19 djetor

– Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencën vjetore ku do të shpalosim raportin “Niveli i lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:00)

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezë e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën diskutuese me temën, “Sfidat e punëtorëve dhe roli i inspektoratit të punës”, në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediat. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00) 

– Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, do të realizojë vizitë pune në termocentralin “Kosova B” në Obiliq ku do të takojë edhe menaxhmentin e KEK-ut. (Termocentrali “Kosova B”, ora 11:00)

– Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2018, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë për shtyp. (Zyra Qëndrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, ora 11:00) 

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në partneritet me Prishtina REA organizojnë ceremoninë e dhënies së certifikatave të aftësimit profesional për Punë në Sektorin e Mobilierisë- Montim e Shitje. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

– Promovohet vëllimi i tretë i ciklit romanesk ‘Secili çmendet simbas menyres se vet’ te Stefan Çapalikut, botim i  Entit Botues “Gjergj Fishta”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

– Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

– Deputetët anëtarë të Komisionit parlamentar për integrime, dr. Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Armend Zemaj nga LDK organizojnë tryezën “Raporti i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian – Lëvizja e lirë, Reformat, MSA”. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla C-405, ora 12:00)

– Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 13:00) 

– Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e kryesisë.  (Hotel Sirius, ora 13:30 – vetëm pamje)

– Mbahet ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjenerata 2017 – 2018. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 14:00)

 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mban konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë. (Hotel Sirius, ora 15:00)

–  Galeria Qahili dhe Organizata “ETEA” organizojnë panelin e diskutimit “Hijet e bardha – diskutojnë”, ngjarje kjo që i dedikohet diskutimit të poezisë dhe letërsisë në përgjithësi. (Galeria Qahili, ora 16:30)

– Oda e Afarizmit të Kosovës me rastin e festave të fundvitit organizon Koktejin e përbashkët të bizneseve dhe partnerëve nga Institucionet vendore dhe ndërkombëtare. (Hotel Amazona, Milloshevë, ora 17:00)  

– Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2018, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, organizon një pritje-koktej me gazetarë. (Hotelin Swiss Diamond, ora 17:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.