Kosova

Ngjarjet e datës 18 dhjetor 2018

– Avokati i Popullit organizon konferencën në të cilen prezanton të arriturat dhe sfidat rreth rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional në raport me rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Drejtori i Fushatave për Evropë në Amnesty International, Fotis Filippoudo të mbajë një Masterklasë rreth fushatave kreative të avokimit, teknikave, strategjive dhe mobilizimit masiv. (Hapësira e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 10:00)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën me temë “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

– Kopshti i Fëmijëve LET Center organizon programin e fundvitit në të cililin do të ketë recitale, këngë dhe vallëzim, ku në përfundim të programit do bëhet shitja e kartolinave, biskotave dekorative të cilat janë punuar nga fëmijët e kopshtit ku fondet e mbledhura nga shitjet do të dedikohen për programet e organizatës humanitare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

– Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kinematografinë, Projektligjit për bibliotekat, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Çfarë paralajmëron faza e re e Dialogut Kosovë – Serbi?”, në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës, qytetarët e rajonit të Mitrovicës, përfaqësues të komunës së Mitrovicës,  të shoqërisë civile dhe medias. (Restorant “Ibri”, Koshtovë, ora 11:00) 

– Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi mbi gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Misioni i OSBE-së do të lansojë një raport, i cili bën vlerësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet jo-shumicë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallon raporton para Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me buxhetin e Ministrisë së bujqësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

– Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

– Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka mbahet tryeza me temë “Mundësia e Koordinimit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në mbështetje të prodhuesve shqiptarë”, në të cilën do të merr pjesë Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti. (City Hotel në Prizren, ora 15:00)

– Mbahet ceremonia e certifikimit të grupit të gjashtë dhe të shtatë të Programit të Lidershipit Transformues – Trajnime për Shërbyes Publik. (Sheshi 21, ora 16:00)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.