Kosova

Ngjarjet e datës 17 janar 2020

– Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve”, për vitin 2019. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Administrata Tatimore e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit të saj në të cilën do të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga institucionet e larta vendore dhe atyre ndërkombëtare. (Emerald Hotel, ora 10:00) 

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e njëzet vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 11:00) 

–  Lëvizja FOL organizon konferencë për media gjatë së cilës do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

– Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Skema e Praktikes me të diplomuarit nga fakultetet teknike”. (Zyret kryesore të GIZ Kosova, rr. Anton Çetta, Nr.1, ora 13:00)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Skenderajt. (Qendra e Kompetencës në Skenderaj. ora 14:00)

– Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, i cili sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00) 

– Për të përmbyllur projektin e EUNIC Cluster Prishtina “Promovimi i turizmit  në Prishtinë”  Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina në bashkëpunim me komunën e Prishtinës organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”. (Shtëpia e Evropës, ora 16:00)

– Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës kolektive e arteve pamore – Peneli i Flakës. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.