Kosova

Ngjarjet e datës 16 qershor 2019

– Kryeministri Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, merr pjesë në përurimin e sheshit “Shkëlzen Haradinaj”, zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë përball Hotel Dukagjinit, ora 13:00)

– Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Për nder të 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në qytetin e Mitrovicës do të përformojnë 34 anëtarë nga ansambli i Meksikës. (Mitrovicë, ora 20:00)